Greqia vazhdon të jetë në një aktivitet të lartë sizmik. Pasditen e sotme një tërmet me magnitudë 4.1 ballë ka goditur ishullin e Naxos.
Lëkundja sizmike sipas Gjeodinamikës kishte një thellësi prej 10 km. Epiqendra ishte në det, 25 km në verilindje të ishullit.
Kujtojmë se Greqi, vecanësisht ishulli i Kretës prej muajsh janë goditur nga disa tërmete. Vetëm disa ditë më parë dy tërmete të fuqishme shkatërruan mijëra banesa duke lënë pas edhe viktima në ishullin më të madh grek, Kretë.

