BALLKAN, 14 Tetor 2021, 15:10

Kishin bërë vetëm një dozë vaksine, Kosova kthen dhjetëra qytetarë në kufi

Kishin bërë vetëm një dozë vaksine, Kosova kthen

Dhjetëra qytetarë janë kthyer sot mbrapsht nga pala kosovare në kufi, për shkak se kishin marrë vetëm një dozë vaksine.

Ky vendim është marrë pasi ditën e sotme nisi zbatimi i vendimit të marrë nga qeveria e Kosovës, duke lejuar hyrjen e shtetasve te huaj dhe ato të Kosovës në territorin e saj vetëm nëse kanë marrë dozat e plota të vaksinës ose janë të pajisur me testet PCR.

Vendimi është marrë në mbledhjen e djeshme të qeverisë së Kosovës, ndërsa qytetarët nuk kanë patur dijeni për këtë ndryshim masash. E njëjta procedurë ndiqet edhe nga ana e Shqipërisë.

~tpz.al~