TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Partia Socialiste ka depozituar në Kuvend kërkesën për zgjatjen e mandatit të organeve të Vetingut.
Sipas amendamentit kushtetues, parashikohet që mandati i Komisionerit të Pavarur të Kualifikimit dhe Komisionerit Publik të përfundojnë në 31 dhjetor të vitit 2024.
Kujtojmë që mandati i organeve të Vetingut përfundonte në vitin 2022. Tanimë mazhoranca do të kërkojë votat e opozitës, pasi ndryshimet kushtetuese kërkojnë së paku 93 vota pro për të kaluar në Kuvend.
Kryeministri Rama deklaroi sot se procesi i pastrimit në drejtësi nuk mund të ndërpritet, duke shtuar se reforma në drejtësi bazohet në partneritet me SHBA-të.