SPORT, 12 Tetor 2021, 09:38

Maradona përjetësohet me një kupë në Arabinë Saudite

Maradona përjetësohet me një kupë në Arabinë

Diego Armando Maradona nuk mund të harrohet nga asnjë tifoz futbolli.

Klube dhe institucione të ndryshme mundohen ta përkujtojnë dhe në Arabinë Saudite është vendosur të organizohet një kupë në nder të tij.

Më 25 nëntor, që përkon me datën e humbjes së legjendës së futbollit, Barcelona-Boca Joniors do të zhvillojnë në Riyadh një ndeshje në kujtim të Diego Maradonës.

Një duel për një trofe të veçantë, mes dy klubeve ku “El Pibe d’Oro” ka luajtur gjatë karrierës së tij si futbollist.