SPORT, 11 Tetor 2021, 23:05

KATAR 2022/ Gjermania pret biletën për në Kupën e Botës, Holanda, Rusia dhe Turqia nuk falin

KATAR 2022/ Gjermania pret biletën për në Kupën e

Gjermania është bërë skuadra e parë që kualifikohet në Botërorin 2022, pas Katarit që e fiton të drejtën si vendi organizator.

Grupi E: Schick udhëheq Republikën Çeke

Fitore e lehtë për Uellsin që pa Bale mundi Estoninë 1-0 falë golit të Moore në pjesën e parë dhe kështu ngjitet në vendin e tretë, me 11 pikë. Republika Çeke gjithashtu fitoi ndaj Bjellorusisë 2-0, udhëhequr nga Schick. Po me 11 pikë edhe Çekia.

Grupi G: Hollanda dominon, por Norvegjia mbetet afër

Holanda argëtohet ndaj Gjibraltarit. Takimi zhvilluar në Amsterdam përfundoi 6-0 me golat e Van Dijk, Depay, Danjuma, Malen dhe Dumfries. Kombëtarja drejtuar nga Van Gaal mbetet në vendin e parë me 19 pikë. Në vendin e dytë renditet Norvegjia që fitoi 2-0 pa Haaland. Në ndeshjen tjetër të grupit, Turqia e Calhanoglu mundi Letoninë vetëm në finale me penalltinë e konvertuar nga Ylmaz në minutën e 99-të.

Grupi H: Kroacia ndalet, Rusia është e para

Në Grupin H ka ndryshim hierarkish. Rusia merr vendin e parë falë fitores ndaj Sllovenisë përfunduar me shifrat 1-2. Goli i Ilicic për sllovenët nuk ishte i mjaftueshëm, ndërsa për rusët shënuan Diveev dhe Dzhikiya.Kroacia ndalet nga Sllovakia në një barazim 2-2.

Grupi J: Gjithçka është e lehtë për Gjermaninë

Fitore e lehtë për Gjermaninë, e cila në grupin e saj ka 21 pikë. Ekipi drejtuar nga Hans Flick mundi Maqedoninë e Veriut 4-0 me golat e Havertz, Musiala dhe dy realizimet e Werner. Rumania shkon në vendin e dytë duke mposhtur Armeninë 1-0 me golin e Mitrita. Përfundon 3-0 mes Islandës dhe Lihtenshtajnit.