TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Përfaqësuesja Shpresa ka mundur sot bashkëmoshatarët e Sllovenisë me shifrat 2-0 në ”Elbasan Arena” duke marrë një sukses të shkëlqyer në rrugëtimin e kualifikuesve të Europianit. Dy fitore radhazi dhe U-21 mban vendin e dytë në grup.
Pjesa e parë përfundoi në barazim pa gola. Sërish tapeti i stadiumit “Elbasan Arena” i rënduar nga reshjet e shiut, por që nuk u bë pengesë, sidomos për kuqezinjtë, që bëjnë lojë teknike dhe të shpejtë.
Pjesa e dytë nis mirë për tanët. Supergol i Karricës në minutën e 52-të. Shqipëria në avantazh pas një aksioni të nisur nga Mitaj në të majtë. Pa kaluar as 6 minuta, vjen goli i dytë me Dobrën, i cili tund rrjetën me një goditje të shkëlqyer me kokë pas asistit perfekt të Ndreckës.
Minutat e fundit Sllovenia bën presion dhe rrezikon. Është portieri ynë Tafas ai që pret në dy raste dhe shpëton portën kuqezi. Madje ai në fund pret edhe një penallti, fantastik portieri i Kukësit. Në grup po luhet ndeshja Andorra-Angli.