SPORT, 11 Tetor 2021, 12:57

“Nuk jemi robotë!”, Kurtua akuzon UEFA-n dhe FIFA-n: Mendojnë vetëm për xhepat e tyre!

“Nuk jemi robotë!”, Kurtua akuzon UEFA-n dhe FIFA-n:

Në përfundim të sfidës ndaj Italisë ku humbën vendin e 3 të Ligës A të Ligës së Kombeve me rezultatin 2-1, ka folur për mediat portieri i Belgjikës, Tibo Kurtua i cili ka akuzuar UEFA-n dhe FIFA-n duke thënë se futbolli është bërë një lojë parash.

“UEFA bënë një trofe shtesë si Liga e Konferencës, ku është gjithmonë e njëjtë. Ata mund të zemërohen për skuadrat e tjera që duan një Super Ligë, por nuk kujdesen për lojtarët, ata kujdesen vetëm për xhepat e tyre.

Është një gjë e keqe për të cilën nuk flitet për lojtarët. Dhe tani ju dëgjoni për një Kampionat Europian dhe një Botëror çdo dy vite, kur do të pushojmë? Asnjëherë. Shihni sa shumë ndryshuan formacionet e skuadrave. Nëse të dyja skuadrat do të ishin në finale do të kishte lojtarë të tjerë në formacion.

Kjo vetëm tregon se ne luajmë shumë ndeshje. Në fund lojtarët kryesorë do të dëmtohen. Është diçka që duhet të jetë shumë më mirë dhe shumë më tepër kujdes. Ne nuk jemi robotë!”, deklaroi Kurtua pas ndeshjes.