SPORT, 10 Tetor 2021, 15:42

Thyerje e parakrahut, një muaj jashtë fushave për Gjimshitin, goditje e rëndë për Kombëtaren dhe Rejan

Thyerje e parakrahut, një muaj jashtë fushave për Gjimshitin,

Lajme të këqija nga infermieria për Kombëtaren, në vigjilje të sfidës vendimtare me Poloninë në Tiranë: qendërmbrojtësi i Atalantës, Berat Gjimshiti, ka pësuar një thyerje të parakrahut gjatë ndeshjes së Shqipërisë kundër Hungarisë në Kualifikueset për Kupën e Botës dhe sipas parashikimeve do të qendrojë tani një muaj jashtë fushave.

Sky Sport Italia raporton se Gjimshiti, që qëndroi vetëm 30 minuta në fushë kundër hungarezëve, duhej të dilte për shkak të një frakture të parakrahut, në një kontrast të paqartë me Ismajlin, Berishën e Sallain. Mbetet për tu parë se cfarë lloj frakture ka pësuar mbrojtësi kuqezi, por sipas broadcaster-it ai do të mungojë për të paktën një muaj.

Gjimshiti do të jetë mungesa e madhe e Shqipërisë në përballje me Lewandowskin e të tjerët, duke bërë që tekniku Reja të mendojë tashmë si të sistemojë prapavijën.