TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shqipëria fitoi duke dominuar ndaj një kundërshtari të fortë në grup si Hungaria dhe për këtë ka reaguar dhe ish-legjenda e Flamurtarit dhe e Kombëtares shqiptare, Sokol Kushta nëpërmjet një postimi në profilin e tij në rrjetin social “Facebook” ku ka shkruajtur për triumfin historik të Shqipërisë në “Puskas Arena”.
Kushta ka shkruajtur se Armando Broja është i vetmi lojtar që i ka dhënë 6 pikë kuqezinjve dhe kush e anashkalon atë është xheloz ose i paditur:
Bravo Kombëtarja. Bravo Reja. Bravo Broja. Unë jam kundër unit, por jo kundër statistikës dhe faktit. Broja mund të jetë nga të paktit ose i vetmi që i ka dhënë ekipit Kombëtar 6 pikë personale dhe kush flet ose e anashkalon këtë djalë të ri, ose është i paditur në futboll ose është shumë xheloz.
I uroj Brojës të vazhdojë këtë rrugë të bukur të tij dhe të ketë kujdes vetëm nga vetja.
Suksese Kombëtares në kualifikimin e Botërorit. Shanset janë të mëdha.

SFIDAT DHE RENDITJA –
HUNGARI-SHQIPËRI 0-1
80’ Broja
ANDORRA-ANGLI 0-5
19’ Çilluell, 40’ Saka, 59’ Abraham, 79’ Uard-Pros, 86’ Grilish
POLONI-SAN MARINO 5-0
11’ Sviderski, 20’ (ag) Palaci, 51’ , 90+1’ Piontek, 84’ Buksha

TE MARTEN