SPORT, 10 Tetor 2021, 14:41

Ronaldo parakalon Sergio Ramos, vendos një tjetër rekord në futboll

Ronaldo parakalon Sergio Ramos, vendos një tjetër rekord në

Cristiano Ronaldo nuk njeh moshë dhe vijon të thyejë rekorde të njëpasnjëshme, duke shkruar historinë e futbollit. Së fundi portugezi u bë protagonist, duke shënuar një gol në miqësoren ndaj Katarit, e zhvilluar mbrëmjen e djeshme.

Me këtë realizim, portugezi çoi në 112 numrin e golave të shënuar në përfaqësuese, duke thelluar edhe më tej rekordin e vendosur po nga ai vetë muajin e kaluar, ndërsa i dyti është iraniani Ali Daei me 109 gola.

Megjithatë ajo që kishte më shumë vlerë ishte prezenca në fushë, pasi CR7 regjistroi ndeshjen e 181-të me fanellën e Portugalisë, duke parakaluar Sergio Ramos, që numëronte 180 ndeshje me Spanjën dhe duke u bërë futbollisti me më shumë takime të luajtura me një përfaqësuese europiane.

Objektivi i radhës i Ronaldos është ndeshja eliminatore ndaj Luksemburgut, ku Portugalia do të kërkojë tre pikët për të rimarrë vendin e parë në grup, që momentalisht mbahet nga Serbia.