SPORT, 9 Tetor 2021, 12:40

Lajm i keq për Alegrin, lojtari i Juventusit rezulton pozitiv me koronavirus

Lajm i keq për Alegrin, lojtari i Juventusit rezulton pozitiv me

Adrie Rabio ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Këtë lajm e ka bërë vetë publike kombëtarja e Francës nëpërmjet një komunikate zyrtare në sajtin e saj teksa njofton se mesfushori i Juventusit është infektuar me Koronavirus dhe do të humbasë ndeshjen finale të Ligës A të Ligës së Kombeve ndaj Spanjës nesër në orën 20:45 në stadiumin “Giuseppe Meazza” të Milanos.

Lajm i keq ky për Masimiliano Alegrin i cili me shumë mundësi do të humbasë mesfushorin për ndeshjet e rëndësishme ndaj Romës në kampionat dhe në Champions kundër Zenitit.

~tpz.al~