TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Aktivisti Pano Soko i pranishëm në protestën e sotme para Kryeministri u shpreh se çmimi i energjisë elektrike apo i produkteve të tjera ushqimore bëhet për të vjedhur.
Sipas ekspertit të ekonomisë, çmimet rriten pasi humbjet janë katastrofike dhe për të mbuluar këtë, paratë ja marrin shqiptarëve.
Soko i bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkohen për ti bërë ballë të gjitha padrejtësive që bëhen nga ana e pushtetarëve.
“Nuk e bëjnë sepse nuk munden, nuk po rrisin çmimet sepse nuk kanë mundësi për ti mbajtur poshtë. Jo mo jo e bëjnë sepse duan të vjedhin, e rrisin çmimin e energjisë për të mbuluar vjedhjet.
Jo po tregu, jo po kriza janë të gjtha sajesa. E bëjnë për të mbuluar vjedhjet e tyre, Mos e harroni këtë. Sa herë dëgjoni gjëra të tjera janë gënjeshtra. Ata duan ta rrisin cmimin e energjisë sepse humbjet janë katastrofike. Me se do ti mbulojnë? Me lekë? Po ku do i gjejnë lekët? Do na i marrin ne.
Ju mendoni se këta e vrasin mendjen për çmimet, e vrasin mendjen sa u rrit çmimi i vajit?? Ata as e dinë fare, as kanë vajtur ndonjëherë në dyqan. Kush të blejë, ky? Ky që kur ka ardhur ka qenë ministër, ka qenë kryetar bashkie, kryetar opozitë, tani kryeministër, kur ka vajtur ky në dyqan?
E gjitha bëhet për ti hedhur sy njerëzve. E gjitha bëhet për ti mbajtur njerëzit e varfër. Po u bëtë ju të pasur nuk ju kontrollojnë dot më.
Duhet të bëhemi bashkë përballë këtyre, për ti treguar se këtu është limit, nuk kalon përtej kësaj”, u shpreh Pano Soko.