AKTUALITET, 5 Tetor 2021, 17:19

Durrës/ Makina përplaset me murin, plagoset shoferi dhe pasagjeri

Durrës/ Makina përplaset me murin, plagoset shoferi dhe pasagjeri

Dy të plagosur kanë mbetur gjatë një aksidenti të ndodhur në Durrës pak më parë.

Informacion paraprak

Me datë 05.10.2021 rreth orës 16:20, në Spitall, Durrës, mjeti me drejtues shtetasin A.T., 53 vjeç, ka humbur kontrollin duke u përplasur me murin rrethues të një banese. Si pasojë është lënduar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri shtetasi E.Gj., 28 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jeten.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

~tpz.al~