AKTUALITET, 5 Tetor 2021, 14:01

Shkarkimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu? Flet ministri i Brendshëm, Blendi Çuçi: Do e merrni vesh kur do t’i mbarojë kandili

Shkarkimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi

Ministri i Brendshëm, Blendi Çuçi është pyetur sot nga deputetët e opozitës për shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Në disa media qarkullon lajmi se kryeministri Rama ka shkarkuar drejtorin e Policisë së Shtetit, por burime zyrtare nga qeveria nuk e konfirmojnë atë.

Deputeti I PD-së, Luan Baçi pyeti ministrin e Brendshëm në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, nëse është shkarkuar apo jo Ardi Veliu.

Por ministri Çuçi as nuk e pohoi, por dhe as nuk e mohoi, duke dhënë një përgjigje evazive.

“Do e merrni vesh në momentin e duhur. Kur t‘i mbaroj kandili.i”- tha Çuçi.

Pjesë nda diskutimet në mbledhje

Luan Baçi: Përfitoj nga rasti që jemi me Ministrin e Brendshëm ta pyes për një lajm që po qarkullon në media mbi shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm të policisë Ardi Veliu. Megjithëse nga kryeministri varet ajo punë, mund t‘iu pyes a është i vërtetë lajmi apo jo?

Bledi Çuçi: Do e merrni vesh në momentin e duhur. Kur t‘i mbaroj kandili!