TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar në rrjetet sociale për lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta pas një beteje dy mujore me Covid, të komentatorit sportiv Kosta Grillo.
“Fatkeqësisht komentatori i njohur sportiv, Kosta Grillo, e humbi betejën me COVID-19. Një lajm i trishtë për sportdashësit që falë zërit dhe profesionalizmit të tij kanë njohur emocionet e fushës së gjelbër.
Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve!”, shkruan Basha në postimin e tij.
Prej disa javësh, Grillo ishte dërguar në Turqi për trajtim më të specializuar, por nuk arriti dot të fitojë betejën me koronavirusin.
Lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta e kanë dhënë miqtë e tij përmes rrjeteve sociale.
Ervin Petraq Baku shkruan “Vëllai ynë nuk ja doli dot. Të ndrittë shpriti Kosta Grillo”.