TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shqipëria ka mohuar lajmin e publikuar nga tabloidi britanik, “The Sun”, se Shqipëria mund të ngrejë një qendër për të pritur azilantët, që kërkojnë të hyjnë në Britani.
Fillimisht, ishte drejtori i komunikimit në Kryeministri, Endri Fuga, që e mohoi lajmin.
Pas tij, ka reaguar edhe ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, e cila e mohon kategorikisht këtë lajm duke e quajtur “gënjeshtër”.
“Absolutisht i gënjeshtër lajmi, se në Shqipëri mund të ngrihet një qendër për strehimin e azilantëve nga vende të treta. As ka e as ka patur ndonjëherë bisedime për një ide të tillë. E turpshme sajesa e një lajmi të rremë si ky nga mediat angleze.
Ne jemi krenarë për strehimin e 4000 refugjatëve afganë, çka e kemi bërë në sy të gjithë botës, por nuk do të kthehemi kurrë në një qendër, ku vende, ku e ku më të mëdha e më të pasura se ne të deportojnë azilantët e tyre.
Kam instruktuar përfaqësinë tonë diplomatike në Angli të kërkojë përgënjeshtrimin e menjëhershëm të këtij lajmi të rremë“, shkruan Xhaçka.