AKTUALITET, 9 Shtator 2021, 09:11

Dyshohet se plagosi dy vëllezër, arrestohet 47-vjeçari në Shkodër

Dyshohet se plagosi dy vëllezër, arrestohet 47-vjeçari në

Është vënë në pranga autori i dyshuar i plagosjes në Fshatin e Ri në Shkodër. Bëhet e ditur se në orët e para të mëngjesit të sotëm është arrestuar 47-vjeçari Xhevahir Fikaj.

Fikaj dyshohet se ka plagosur me armë Ilir Grudën dhe ka lënduar me sende të forta vëllain e tij Lad Gruda pas një konflikti pronësie.

Dy vëllezërit ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Kapet autori i dyshuar i plagosjes së ndodhur ditën e djeshme në Fshatin e Ri, Rrethinat,Shkodër.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër dhe strukturat hetimore të DVP Shkodër, falë reagimit në kohë, veprimeve të shpejta dhe profesionale, krehjes së zonës bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, u bë e mundur që në orët e para të mëngjesit të sotëm të kapej dhe ndalohej shtetasi Xhevahir Fikaj., 47 vjeç.

Ky shtetas dyshohet si autorë i plagosjes me armë zjarri të shtetasit I.G, si dhe i plagosjes me sende të forta të shtetasit L.G (vëllezër) pas një konflikti për motive pronësie.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.