AKTUALITET, 12 Gusht 2018, 18:48

Maldini: Nuk krahasohemi me Real Madrid, Higuani është më shumë se një sulmues

Maldini: Nuk krahasohemi me Real Madrid, Higuani është më

Paolo Maldini, legjenda e klubit të Milan që tani mban postin e Drejtorit të Zhvillimit Strategjik, pas ndeshjes së humbur me shifrat 3-1 në miqësore kundër Realit, shprehet se “djalli” është në rrugëne duhur.

Ish-qendërmbrojtësi pohon se për momentin nuk mund të krahasohen me “galaktikët”, por se skuadra është gati për kampionatin.

“Ndeshja ishte e vështirë, por për ta ky trofe është shumë i rëndësishëm. Ishte një ndeshje shumë e mirë dhe përballja me Real Madridin në transfertë ishte një provë e rëndësishme. Duke parë lojën, mund të them se rezultati nuk ishte i drejtë. Duhet të jemi të ndërgjegjshëm që ditët e stome nuk mund të krahasohemi me Realin por do të jemi 100% gati për kampionatin.

Higuain dhe Kaldara bënë shumë mirë. Higuain bëri një lojë fantastike jo vetëm në kërkim të golave, por edhe në mbështetje të skuadrës. Trajneri Gatuzo nuk ka ndryshuar shumë në krahasim me kohën kur ishte lojtar. Ai është me më shumë përgjegjësi sepse në stol ashtu duhet, por karakteri është i njëjtë”, u shpreh Maldini.