AKTUALITET, 17 Gusht 2020, 16:56

119 raste me koronavirus, 21 persona luftojnë për jetën

119 raste me koronavirus, 21 persona luftojnë për jetën

Vijon numri i lartë i rasteve me koronavirus gjatë ditëve të fundit.

Siç konfirmon ISHP, gjatë 24 orëve të fundit janë konstatuar 119 raste pozitive në të gjithë vendin, ndërsa raportohet për dy të vdekur. Konkretisht, ka ndërruar jetë një 60 vjeçar nga Durrësi dhe një 87 vjeçare nga Korça.

Mësohet se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 22 pacientë, ndërsa gjenden të shtruar 117 të tillë në të dy spitalet Covid.

Nga këta, 21 persona janë në shërbim intensiv ose të intubuar tek të dyja spitalet Covid.