AKTUALITET, 17 Gusht 2020, 16:54

Humbin jetën dy pacientë nga koronavirusi në vend, shkon në 230 numri

Humbin jetën dy pacientë nga koronavirusi në vend, shkon në

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë humbur jetën dy persona nga Covid 19, duke e çuar në 230 numrin e përgjithshëm.

Personat janë një 60-vjeçar nga Durrësi me sëmundje bashkëshoqëruese dhe një 87-vjeçare nga Korça.

Siç konfirmon ISHP, gjatë 24 orëve të fundit janë konstatuar 119 raste pozitive në të gjithë vendin, duke e çuar në 7499 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.

Mësohet se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 22 pacientë, ndërsa gjenden të shtruar 117 të tillë në të dy spitalet Covid.

Nga këta, 21 persona janë në shërbim intensiv ose të intubuar tek të dyja spitalet Covid.