TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tre të burgosur, të cilët kanë qenë të infektuar me Covid-19, janë shëruar. Ata e kanë fituar betejën me këtë virus, por sërish nuk janë larguar nga spitali. Efektivët e policisë, presin në derën e Infektivit, që të dalin të burgosurit dhe të transferohen.
Ata nxirren nga Spitali Infektiv dhe janë transferuar në një shërbim tjetër në QSUT. Siç duket Covid-19 i ka lënë me pasoja dhe pavarësisht se tampon la dalë negative, tre të dënuarit nuk do ta lënë ende spitalin për t’u kthyer në qeli.