TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pandemia ka shkaktuar një rënie drastike të eksporteve shqiptare. Sipas të dhënave të INSTAT rezulton se përgjatë periudhës janar-korrik 2020 eksportet e mallrave arritën vlerën 150 miliard lekë, duke u ulur me 16,8 %, krahasuar me një vit më parë.
Fasonët janë sektori që ka pasur impaktin më të fortë në rënien e eksporteve shqiptare edhe pse gjatë korrikut kanë një rritje të lehtë.
Sipas të dhënave të INSTAT eksporti i grupit tekstile dhe këpucë ka pësuar një ulje me -8,8 pikë përqindje . Më pas renditen materialet e ndërtimit dhe metale me -4,0 pikë përqindje dhe nëngrupi Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike me -3,4 pikë përqindje.
Sipas INSTAT i vetmi nëngrup që ka pësuar një rritje të lehtë është ai i ushqimeve. Ndërkohë nëse bëjmë një krahasim të muajit korrik me qershorin konstaton një përmirësim të lehtë.
Sipas INSTAT eksportet e mallrave arritën vlerën 25 miliard lekë, duke u ulur me 11,6 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe duke u rritur me 6,2 %, në krahasim me Qershor 2020. Edhe importet janë ulur me 13,2 %, krahasuar me shtatëmujorin e parë 2019.
Vlen të theksohet se pavarësisht masave të mara tregtia me Kosovën ka pësuar rënien më të fortë me 25,5% e ndjekur nga Italia me 23,4%. Eksportet janë një ndër kontribuesit kryesor të rritjes ekonomike në vend dhe treguesit negativ paralajmërojnë një ecuri të dobët të rritjes ekonomike. Ndërkohë, që një përmirësim i situatës parashikohet në vitin 2022.