AKTUALITET, 16 Prill 2019, 19:43

Zyrtari i PD reagon pas vendimit për rikthimin e vizave: Të jetë holandishtja e vështirë për t'u kuptuar?...

Zyrtari i PD reagon pas vendimit për rikthimin e vizave: Të jetë


Anëtari i Kryesisë së PD-së, Fatbardh Kadilli, ka reaguar pas vendimit të parlamentit holandez për rikthimin e vizave me Shqipërinë.

Ndërsa përmend vizitën e ministrit të Drejtësisë dhe Sigurisë të Holandës, Ferdinad Grapperhaus, në një postim në facebook, Kadilli shkruan ai “përgëzoi qeverinë për sukseset”.

Postimi i plotë:

Holandishtja si gjuhe e nderkombetareve.

Parlamenti i Holandes votoi per rivendosjen e vizave per shqiptaret. Para disa javesh, Ministri holandez gjate vizites ne Shqiperi, jo vetem “pergezoi” qeverine per “suksese”, por, sipas mediave ne sherbim te qeverise, foli po kaq qarte edhe per krizen politike ne vend dhe mori anen e pushtetit.

Foli per suksese dhe arritje te qeverise dhe qendrimi / akti konkret qe pasoi ishte krejt e kunderta, rikthim i vizave. Me kete sistem logjik, te menyres si “ka flour”, apo si e kemi “degjuar”, duket qe edhe qendrimi / akti per krizen politike do te jete shpejt e kunderta e asaj qe perhapen me entuziazem borrite e pushtetit.

Te jete zeri qe nuk vjen i qarte, apo eshte veshi qe nuk degjon? Te jete holandishtja e veshtire per tu kuptuar nga politikanet dhe media, apo eshte e tille gjuha e nderkombetareve? Nga kjo pyetje perjashtohet Basha, se ai e njeh holandishten.