AKTUALITET, 30 Gusht 2021, 09:34

Zyrtari amerikan: Janë hedhur pesë raketa në aeroportin e Kabulit

Zyrtari amerikan: Janë hedhur pesë raketa në aeroportin e Kabulit

Pesë raketa u lëshuan në Aeroportin Ndërkombëtar “Hamid Karzai” në Kabul të hënën, tha një zyrtar amerikan për CNN.

“Sistemi i mbrojtjes C-RAM-i krijuar për të mbrojtur forcat tokësore kundër raketave, artilerisë dhe mortajave-i instaluar në aeroportin e përfshirë me raketat reagoi duke i shkatërruar”, tha zyrtari.

Nuk ka raporte për viktima, shtoi zyrtari.

Ai tha se raketat që synonin aeroportin ka të ngjarë të jenë lëshuar nga ISIS-K, por paralajmëron se është shumë herët për ta ditur me siguri.