TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sedat Berisha ka dështuar të fitojë gjyqin kundër Vllaznisë, pasi kërkonte pagat tre paga për periudhën që ka luajtur me shkodranët, si dhe dëmshpërblim për prishjen e njëanshme të kontratës.
E gjithë fatura për Vllazninë mund të shkonte 37 milion lekë të vjetra afërsisht, por FIFA e ka hedhur poshtë pretendimin e mbrojtësit që në Superiore është aktivizuar edhe me Tiranën.
Pretendimet e Berishës
Berisha ishte pjesë e Vllaznisë në gjysmën e dytë të sezonit 2017-18 dhe pretendon pagat për muajt mars, prill, maj. Paga e tij ishte 4.7 milion të vjetra.
Futbollisti nga Shkupi gjithashtu donte dëmshpërblim për prishjen e kontratës.
Bëhet fjalë për 23.5 milion të vjetra. Kërkesa e tij në FIFA në dëm të Vllaznisë u hodh poshtë. Kjo është ajo që shkruhet në vendimin e marrë më 25 shkurt të këtij viti.
