SPORT, 2 Qershor 2021, 12:00

Ronaldo larg Torinos, Allegri vendos Dybala në qendër të projektit të Juventusit

Ronaldo larg Torinos, Allegri vendos Dybala në qendër të

Pas afro 12 muajsh mes Juventusit dhe Paulo Dybala rikthehet buzëqeshja. Sulmuesi argjentinas e sheh sërish vetën në qendër të projektit bardhezi, një detaj që e kërkonte prej kohësh, kjo është një arsyes e fortë, një bazë e rëndësishme, për të nisur edhe një herë negociatat për rinovimin e kontratës.

Është bindur më në fund për ketë edhe vetë Agenlli, i shtyre pa diskutim nga Allegri, presidenti i “Zonjës së Vjetër” ka dhënë dritën jeshile për rifillimin e negociatave.

Juventus do ti ofrojë Dybala 10 milion euro në sezon plus bonuse, kjo është një shifër e denjë për një “top player”, atë që Dybala dhe agjentët e tij kërkonin. Nuk ka më asnjë pengesë në këtë pikë, Dybala i ndodhur me pushime në këto momente, pret vetëm një sinjal për të dërguar agjentin e tij për të firmosur kontratën e re.

Rikthimi i Allegri ishin shumë përcaktues në këtë vendim, me të në stol, Dybala kaloi sezonin e tij më të mirë në karrierë, në 2017-2018 realizojë 26 gola duke u shpallur dhe lojtari më i mirë në Serie A.

I ndryshëm është diskutimi për Ronaldo, Allegri nuk e sheh si pjesë të rëndësishme në projektin e tij, por në këtë rast diskutimi është më i ndërlikuar pasi bëhet fjalë për CR7, në asnjë moment nuk është e lehtë të privohesh nga shërbimet e tij pa mirëkuptimin e këtij të fundit.