AKTUALITET, 4 Shtator 2020, 08:42

Zyrtare/ Donald Trump merr pjesë në takimin Hoti-Vuçiç

Zyrtare/ Donald Trump merr pjesë në takimin Hoti-Vuçiç


Presidenti amerikan Donald Trump do të jetë i pranishëm në momentin e nënshkrimit të marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë në Shtëpinë e Bardhë të premten.

Lajmi është konfirmuar në një njoftim të Shtëpisë së Bardhë.

Sipas njoftimit, Trump do të jetë pjesë e takimit në momentin e nënshkrimit të marrëveshjes paradite (sipas kohës në Washington), si dhe do të mbajë më pas një takim trilateral me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Takimi do të jetë privat mes Trump, Hotit e Vuçiçit.

Njoftimi nuk përcakton çfarë marrëveshje do të nënshkruhet, por palët kishin bërë të ditur të enjten se bëhet fjalë për marrëveshje ekonomike.