TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një automjet është shkrumbuar në orët e para të mëngjesit në rrugën “ Thoma Goxhaj”, në Kombinat.
Sipas policisë zjarri në automjetin në pronësi të shtetasit A.A. ka rënë rreth orës 02:50.
Tashmë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
“Gjatë natës, rreth orës 02:50, në rrugën “ Thoma Goxhaj”, në Kombinat, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht mjeti i parkuar në pronësi të shtetasit A.A.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit”, njofton policia.