AKTUALITET, 3 Shtator 2020, 22:18

Vuçiç nga Uashingtoni: Pika që flet për njohjen e Kosovës nuk është më në dokument

Vuçiç nga Uashingtoni: Pika që flet për njohjen e

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pas mbledhjes me palën kosovare në Shtëpinë e Bardhë, raportohet të jetë shprehur se amerikanët e kanë dëgjuar delegacionin serb.

Sipas tij, këta të fundit, kanë kërkuar të hiqet pika e marrëveshjes ku kërkohet njohja e Kosovës.

Duke folur për gazetarët e pranishëm, raportojnë mediat serbe, Vuçiç tha se dokumenti i parë i paraqitur në takimin në Shtëpinë e Bardhë mbante titull “Normalizimi Ekonomik”.