AKTUALITET, 3 Shtator 2020, 21:56

Përfundon takimi në Shtëpinë e Bardhë, Hoti konfirmon se ka konsensus për një marrëveshje nesër

Përfundon takimi në Shtëpinë e Bardhë, Hoti konfirmon

Ka përfuduar takimi i kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në Shtëpinë e Bardhë.

“Jemi takuar me O’brien dhe Grenell. Kishim një takim me presidentin serb gjithashtu. Nesër presim të finalizojmë këtë diskutim që patëm sot.  Një gjë mund t’iu them që marrëveshje të dëmshme dhe të papranueshme asnjëherë nuk kanë ardhur dhe nuk do të vijnë nga Shtëpia e Bardhë,” raportohet të jetë shprehur Hoti.

Gjithashtu, kreu i qeverisë deklaroi se nuk është shtruar e as nuk do të shtrohet në tavolinë çështja e diskutimit të territoreve.

“Ju nesër do të shihni marrëveshjen sepse kështu është diskutuar,” ka deklaruar Hoti më tej.