TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zvonimir Boban, ish mesfushori i Milanit dhe aktualisht në rolin e Shefit të Futbollit në UEFA që nga 2024, foli pa filtra në një intervistë për ‘Radio Anch’io Sport’ duke prekur disa tema të nxehta të momentin; që nga zgjedhjet e ardhshme në FIFA e deri te kampionati italian duke përmendur menaxhimin e Milanit dhe yllin kroat të Interit Peter Sucic.
Për Infantinon: ‘Konflikti mes FIFA dhe UEFA? Besoj se gjithçka do të qetësohet, askush nuk do t’i bëjë luftë askujt. Në fund do të votohet për Infantinon. Nuk besoj se do të ketë opozitë dhe nëse do të jetë, nuk do të ketë forcë për ta mposhtur. Ai ka kontrolluar Azinë, Amerikën Latine dhe Afrikën që gjithnjë qëndruan me te, Evropa nuk është kaq homogjene si mendohet. Nuk besoj se do të ketë probleme për t’u rizgjedhur. Pastaj është gjithnjë kjo dëshira e UEFA për të treguar se është më e rëndësishme se FIFA, por është FIFA ajo që qeveris’.
E ardhmja e Botërorit: ‘Një botëror me 64 skuadra? Futbolli nuk humbet. Kemi një Evropian me 24 skuadra nga 55 ekipe, një Botëror çdo 4 vjet me 48 skuadra në 211 Federata, nuk besoj se do të arrihet në 64 skuadra, por edhe nëse do të ndodhte nuk do të ishte një dramë. Nga Botërori kujtojmë gjysmëfinalet dhe finalen apo ndeshjet e jashtëzakonshme? Nuk e shoh si tragjedi dhënien e mundësisë edhe vendeve më të vogla që të marrin pjesë çdo 4 vjet. Nuk e shoh si problem që të luajnë më shumë skuadra. Ëdiçka e bukur të shohësh kombëtare të reja të rriten, të argëtohen’.
Për Milanin: Milani? Nuk mund të jemi mediokër, pastaj nëse dëshiron të pranosh çdo vit që ambicia maksimale është kualifikimi në Champions, do të thotë se nuk ke kuptuar asgjë nga Milani. Për momentin po mbahet fort. Nëse Amorim me shpirtin e mirë që ka dhënë, do të jetë në gjendje të ndryshojë gjërat për mirë dhe të shkojë deri në fund Europa League me një skuadër jo shumë të madhe do të jemi të gjithë të lumtur. Por dyshoj, siç dyshon e gjithë Italia futbollistike’
Për Amorim: A më pëlqen Amorim? Është akoma herët, mua nuk më pëlqen kur luhet me 3 lojtarë në prapavijë. Ndaj Lecces gjërat shkuan më mirë në krahasim me sfidat e tjera, por jemi në fillim të procesit, duhet t’i lëmë kohë. Duhet të bindë me rezultate.
Për Petar Sucic: Besoj se duhet të ketë më shumë hapësirë, ështën një futbollist i kompletuar, i jashtëzakonshme, që ka shumë klas, shumë kurajo. Është e qartë se nuk ndihet shumë komod. Nëse vazhdon kështu, nuk e di se sa kuptim ka që të qëndrojë te Interi. Është një prej gjysmësulmuesve të krahut më të mirë në botë’.