SPORT, 3 October 2026, 19:20

“Gjërat u vështirësuan në fund” – trajneri i Finlandës pas fitores ndaj Shqipërisë: U kapëm në situata tranzicioni

“Gjërat u vështirësuan në fund” – trajneri

Trajneri i Finlandës, Jakob Fris, ka pranuar se skuadra e tij vuajti përballë Shqipërisë, pavarësisht fitores 2-1, të siguruar falë dy goditjeve të dënimit të realizuara nga Valta.

Pas përfundimit të ndeshjes, Fris analizoi paraqitjen e ekipit të tij dhe pranoi se sfida ishte e vështirë, veçanërisht pas golit të Shqipërisë.

“Fillimi ishte me të vërtetë i vështirë. Shqipëria shënoi një gol të bukur me goditje standarte ndaj ishim menjëherë në ndjekje. Më pas gjërat nisën të ndryshojnë dhe gjithçka kishte të bënte me ne që mundoheshim të thyenim bllokun e ulët. Ndonjëherë mund të shënosh gola nga situata standarte, siç bëmë ne sot. Kjo është një ndihmë e madhe.

Ne morëm kryesimin 2-1 por pastaj gjërat u vështirësuan dhe u bëmë shumë të ngutur. U kapëm në situata tranzicioni dhe mendoj se lojtarë me pak më shumë eksperiencë nuk do të ishin gjendur në situata të tilla në momentet e fundit të ndeshjes. Ne kishim 3 lojtarë nën moshën 21-vjeçare në rreshtimin titullar. Unë nuk fajësoj askënd, por ndonjëherë duhet që të gjendesh në situata të tilla dhe t’i përballosh.

Ne kishim një qasje të mirë, por gjithashtu edhe punuam shumë. Nuk është e lehtë të thyesh një skuadër që luan me bllok të ulët. Ne kemi fitoren dhe do i gëzohemi për disa orë, pas të cilave do të fokusohemi në ndeshjen e radhës”, tha Fris për “Yle” pas përfundimit të ndeshjes.