AKTUALITET, 4 Qershor 2018, 17:06

Kryeministri bullgar tregon sa vende janë kundër hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE-në

Kryeministri bullgar tregon sa vende janë kundër hapjes së

“Kemi dy, tre shtete që janë skeptike ndaj Shqipërisë, por shumica mendojnë se do i jepet një datë për anëtarësimin për në BE. Po bëjmë përpjekje ti bindim vendet që janë kundër”.

Keshtu u shpreh Kryeministri i Bullgarisë Boyko Borissov, gjatë një konference të përbashkët për mediat me Kryeministrin Edi Rama.

Sakaq, shefi i Qeverise tha se i ka dorëzuar kryeministrit bullgar medaljen e mirënjohjes, pasi sipas tij ka bërë avokatin e Shqipërisë në BE.

“Borissov ka bërë një sforco të jashtëzakonshme duke vendosur axhendën e Ballkanit në shtyllën kryesore, por duke qenë edhe avokati i Shqipërisë dhe Maqedonisë, i dorëzova medaljen e mirënjohjes. Shpresoj të kemi një lajm pozitiv të shumëpritur për Shqipërinë dhe Maqedoninë për hapjen e negociatave. Marrëdhënia me Bullgarinë është pozitive. Ne kemi diskutuar për mbështetjen nga Bullgaria për përgatitjen për negociatat si dhe për procesin e vështirë të reformave të cilat Bullgaria i ka kaluar më herët”- u shpreh Rama.