AKTUALITET, 4 Qershor 2018, 17:50

Merrnin drogë nga shqiptarët, arrestohet shefi i ultrasve të Milanit dhe roja i sigurisë së Interit

Policia italiane ka arrestuar ditën e sotme, shefin e tifozëve të Milanit, shefin e rojeve të sigurisë tek klubi i Interit, si dhe 20 persona të tjerë të akuzuar për trafik droge. Gjithashtu, është sekuestruar edhe një sasi prej 250kg kanabis, që sipas mediave italiane ishte siguruar nga një bandë shqiptarësh.

Shefi i tifozëve të Milanit, Luka Luçi, ishte personi që merrte drogën nga disa shqiptarë në Sesto San Xhovani. Shefi ultras i Milanit ka një sërë precedentësh dhe është dënuar edhe për aggresion në derbin e Milanos të luajtur në shkurtin e vitit 2009.

1528123620_drogaitali6

Ndërkohë, është ndaluar edhe Masimo Mandeli, shefi i rojeve të sigurisë së Interit, i cili ishte personi që koordinonte lidhjen mes grupit të shqiptarëve dhe shpërndarësve në qytet.