AKTUALITET, 4 Qershor 2018, 16:52

Ish prostituta merr titullin "Damë" (foto)

Një ish-punonjëse seksi e cila udhëhoqi një fushatë të suksesshme për të dekriminalizuar prostitucionin në Zelandën e Re, ka marrë titullin "Damë".

Catherine Healy, 62 vjec, është nderuar me Urdhërin e Meritës për shërbimin e saj në fushën e të drejtave të punonjësve të seksit.

Ajo kishte meritën kryesore në kalimin e një ligji të ri në vitin 2003 ,i cili u dha të drejta të plotë në punësim, prostitutave.

“U cudita shumë kur mu ofrua ky titull,” tha ajo për BBC. “Jam e shokuar.”

“ Mendoj se edhe disa javë me parë nuk do e kisha menduar kurrë se kjo ishte e mundur. Tregon se qasja e njerëzve për këtë cështje po ndryshon dhe është shumë bukur të ndjesh mbështetjen e tyre.”

Znj. Healy ka punuar si mësuese e ciklit të ulët para se të bëhej punonjëse seksi në 1980.

Ajo thotë se u shokua nga mungesa e mbrojtjes për këtë profesion, sidomos pasi erdhi nga një profesion i mbrojtur nga sindikatat sic ishte mësuesia.

“Gjithmonë na është folur për punonjësit e seksit në një mënyrë ofenduese,” tha ajo. “Ne na duhej të gjenim zërin tonë dhe donim të na kuptonin.”

Në 1987, Znj. Healy krijoi Kolektivin e Prostitutave të Zelandës së Re (NZPC), grup i cili mbronte të drejtat e punonjësve të seksit.

Ata u vonë në krye të një fushate të gjatë për të dekriminalizuar punën e seksit në vend dhe besonin se duke e bërë këtë do të arrinin ta bënin profesionin më të sigurtë.

Kjo fushatë ndihmoi në hartimin e Reformës në Prostitucion, i cili kaloi në vitin 2003 dhe u lejoi shtëpive publike të operonin si biznese legjitime.

Ky ligj gjithashtu siguronte se punonjësit e seksit do të duhet të zbatonin të njejtat rregulla në punë.

Znj. Healy e ka përshkruar titullin e saj si “shumë domethënës” por mendon se ka ende shumë punë për të bërë.

“Ka ende shumë paragjykim rreth punës së seksit,” thotë ajo.

“Mendoj se vendet e tjera duhet të marrin për shembull Zelandën e Re.”

Burimi: BBC 

/TPZ.AL/