TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ngrirja e sensorëve të shpejtësisë, mund të jetë shkaku i rrëzimit të avionit në Rusi, i cili solli vdekjen e 71 personave që gjendeshin në bord.
Sipas hetuesve, këto instrumenta të ngrirë, u kanë dhënë pilotëve të dhëna të gabuara lidhur me shpejtësinë e avionit.
Avioni i linjës "Saratov Airlines", u rrëzua pak minuta pasi ishte ngritur në ajër, nga aeroporti Domodedovo në Moskë.
Në vendin ku avioni ka rënë, janë zbuluar rreth 1400 pjesë nga trupat e personave që gjendeshin në bord, ndërkohë që familjarët e këtyre personave kanë dorëzuar ADN-në e tyre, me shpresë se trupat do të identifikohen.
BBC / TPZ.AL