AKTUALITET, 13 Shkurt 2018, 17:31

Edhe pse bie shi dhe borë, Rama është në humor: Jetoj në fshat, por s’shkoj dot në punë me gomar

Pasi kryeministri Edi Rama dha lajmin për skemën e re të matrikullimit të bagëtive, që do të mundësohet nga shteti, lumë komentesh nisën në adresën e tij të ‘Facebook’-ut.

Shumë komentues i sugjeronin me ironi Ramës që mos të bënte dallime krahinore për mbështetjen financiare ndaj fermerëve. Mes këtyre komenteve spikat ai i një qytetari, i cili i sugjeron kreut të qeverisë që të mos merret me dhitë, por me demat.

KOMENTUESI: Këto gjera tmira janë po i lini dhit merruni me demat qe kini verdall se dhit e ktij bejn sa makina qe nget ti dhe tgjith ju qe kini pushtetin.

RAMA: Unë nuk ngas makine o xhan dhe makinen e kam te punës apo mos kishe idenë që të shkoj në punë me gomar nga fshati lart ku banoj e deri në Bulevard ku punoj??

Ndërkohë, një tjetër i shkruan Ramës se dardha e ka bishtin pas, ndërsa ky i fundit i përgjigjet ‘flakë për flakë’.

KOMENTUESI: Dardha e ka bishtin mbrapa doti shofim rezultatet se shum premtime je tona be

RAMA: Edhe dhia mbrapa e ka bishtin o Ndricim, po vec ketu shoh une disa qe i nxjerrin bishtin perpara muhabetit?

Rama 2

Rama

(ed.me/BalkanWeb)