AKTUALITET, 29 Korrik 2021, 10:16

Zjarri në Gjorgoz të Patosit, rrezikohen të digjen 20 banesa, zjarrfikësit në luftë me flakët

Zjarri në Gjorgoz të Patosit, rrezikohen të digjen 20 banesa,

Zjarret mbeten një problem serioz në të gjithë vendin, ku dhjetëra hektarë me pyje dhe shkurre janë duke u djegur nga veriu në jug, ndikuar dhe nga temperaturat e larta.

E rrezikshme vijon që të mbetet vatra e zjarrit në Gjorgoz të Patozit, ku mbrëmjen e djeshme, edhe si pasojë e erës që frynte u rrezikuan 20 banesa në lagjen Muskaj në Krashpan.

Zjarri ka rënë pak pas mesnate, dhe zjarrfikësit e Patosit kanë kërkuar që banorët të largohen nga shtëpitë e tyre, për të shmangur çdo pasojë për jetën e tyre.

Pas disa orëve në luftë me flakët, zjarri ka arritur që të shuhet rreth orës 07:00 të mëngjesit të sotëm, fatmirësisht pa dëme në njerëz dhe në banesa.

Situatë kritike mbetet dhe ajo në qarkun e Vlorës, ku ka rënë zjarr në gadishullin e Karaburunit, si dhe në fshatin e Kaninës, ndërkohë që temperaturat në të gjithë vendin janë mbi 40 gradë.