AKTUALITET, 28 Korrik 2021, 20:44

Temperatura deri në 43 gradë, qytetarët gjejnë zgjidhje, “pushtojnë” plazhet, ja atmosfera në bregdetin e Adriatikut (FOTO)

Temperatura deri në 43 gradë, qytetarët gjejnë zgjidhje,


E mërkura dhe e enjtja, janë cilësuar nga sinoptikantët si ditët më të nxehta të verës, ku në qarqe dhe zona të caktuara termometri do të shënojë 43 gradë celsius.

Për këtë arsye, plazhet e vendit janë “pushtuar” nga prezenca e turistëve si vendas dhe të huaj.

LSA sjell pamje ku shihet se çfarë ndodh në prag perëndimi në bregdetin e Adriatikut. Disa pushues, shihen teksa freskohen në det. Të tjerë shohin si mundësi shumë të mirë argëtimin në rërë, e për këtë shfaqen duke luajtur futboll.

Deti i qetë dhe pa dallgë, i ka lejuar disa pushues që të marrin kanoet dhe të lundrojnë në ujë.

Qielli i kuqërremtë, ‘shkrihet’ mjaft mirë me atmosferën në plazh, që duket e qetë në orët e fundit që plazhistët frekuentojnë detin e rerën, për t’ia lënë vendin më pas argëtimeve të mbrëmjes, me lokalet e shumta përgjatë vijës bregdetare të Adriatikut. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotot e mëposhtme.

[gallery ids="550621,550622,550623,550624,550625,550626,550627,550628,550629,550630,550631,550632,550633,550634,550635,550636,550637,550638,550639,550640,550641,550642,550643,550644,550645,550646,550647,550648,550649,550650,550651,550652,550653,550654,550655,550656,550657,550658"]