TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ku një i moshuar dyshohet se i ka vënë flakën gruas së tij.
Burime zyrtare bënë me dije se Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër kanë arrestuar në flagrancë 72-vjeçari me iniciale P.J., banues në fshatin Këllëz për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.
Ky shtetas për motive të dobëta ka djegur me lëndë djegëse (benzinë) bashkëshorten e tij, e cila ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.