TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Opozita po e shtyn qëllimisht ndjekjen e rendit të ditës, tha Blendi Klosi, për shkak të raportimit të organeve të pavarura të drejtësisë. Duke u kthyer pas në kohë dhe te protesta që zhvillohet jashtë parlamentit, Klosi u shpreh se PD është e vetmja që ka bërë protesta me armë, duke i përmendur “21 Janarin.”
“Sot në këtë parlament duhet të raportojnë organet e drejtësisë së re që janë këtu për të gjykuar të gjithë ata që kanë shkelur ligjin. Drama më e madhe, e lidhur me protestat po të doni, është “21 Janari”. Edhe ne kemi dëshirë ta dëgjojmë ç’do të thotë drejtësia e re për “21 Janarin.”
Protesta bëhen pafund në këtë vend, por protesta me armë vetëm ju keni bërë. Vetëm ju mbani mbi vete krime në protesta. Ajo që keni bërë ju, nxitja e dhunës, nuk është gjë e re. Në atë bulevard, dy herë është gjuajtur me armë. Ti ke gjuajtur me armë Sali Berisha, hidhni gurin e fshihni dorën!”, tha Klosi.
I menjëhershëm ishte reagimi i kreut të PD, duke akuzuar Klosin se luan bixhoz. Por ky i fundit nuk ngurroi t'i thotë se ka vrarë njerëz në bulevard dhe vjen në Kuvend tregon përralla me mbret.
Sali Berisha: Mblidhi letrat e bixhozit. Përfaqëson McGonigal, skandalin dhe përpjekjet kundër opozitës. Përfaqëson Lubinë, 320 apartamentet e saj. Ai për bixhoz është i aftë të shesë gjithçka.
Blendi Klosi: Flet për gënjeshtra, flet për gjëra që s’kanë lidhje me realitetin. Ka ardhur në këtë sallë dhe ka bërë të njëjtën gjë. Unë i them ke vrarë njerëz në bulevard, ke qëlluar mbi protestuesit. Ai vazhdon tregon përralla me mbret. Për ne të vazhdojë, se votat na shtohen.