AKTUALITET, 23 July 2026, 14:12

Tensione brenda në Kuvend/ Deputetët e PD bllokojnë foltoren, Peleshi kërkon sërish pushim, rinis senaca 

Tensione brenda në Kuvend/ Deputetët e PD bllokojnë foltoren,

Opozita bllokoi foltoren gjatë punimeve të Kuvendit.

 Kjo ndodhi menjëherë pasi kryetari Niko Peleshi deklaroi fundin e fjalës për procedurë dhe nisjen e prezantimit të raporteve përkatëse të PS e PD për reformën territoriale.

Pasi situata u tensionua, Peleshi kërkoi sërish 5 minuta pushim për t’iu rikthyer normalitetit.

Disa minuta më pas seanca u rikthye dhe nisën diskutimet… por nuk zgjatën shumë. Sërish foltorja është bllokuar, duke çuar edhe një herë në pushim.

Pas 5 minutash, seanca rinisi.