AKTUALITET, 23 Korrik 2021, 21:41

Zjarri i ndezur i del jashtë kontrollit dhe djeg ullishtet, procedohet 45-vjeçarja në Kurbin

Zjarri i ndezur i del jashtë kontrollit dhe djeg ullishtet, procedohet

Një 45-vjeçare është proceduar nga Policia e Kurbinit për shkatërrim pronë nga pakujdesia.

Uniformat blu bëjnë me dije se 45-vjeçarja A.T., banuese në fshatin Zhejë të Kurbinit ka ndezur zjarr në tokën e saj por flakët kanë dalë jashtë kontrollit.

Në këtë mënyrë si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur ullishte në kodrën e fshatit.

Sakaq Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”.

Kurbin /Informacion

Vijon puna për vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve.

Policia procedon penalisht një shtetase për shkatërrim prone nga pakujdesia.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasen A.T.,45 vjeçe, banues në fshatin Zhejë, Kurbin.

Procedimi ndaj kësaj shtetase filloi pasi në fshatin Zhejë , ka ndezur zjarr në tokën e saj dhe i ka dalë jashtë kontrollit duke djegur ullishte në kodrën e fshatit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”.