AKTUALITET, 23 Korrik 2021, 17:48

Koronavirusi në Shqipëri/ Asnjë humbje jete, 31 raste të reja në 24 orët e fundit

Koronavirusi në Shqipëri/ Asnjë humbje jete, 31 raste të

Ministria e Shëndetësisë ju rikujton të gjithë qytetarëve rëndësinë e zbatimit me përpikmëri të rregullave për parandalimin e COVID19 dhe apelon të mos neglizhoni asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 2377 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 31 qytetarë, në këto bashki: 7 raste në Tiranë, 6 raste në Elbasan, 5 raste në Skrapar, 3 raste ne Lushnje, 2 raste në Lezhë, Sarandë, 1 rast në Krujë, Fier, Has, Berat, Kamëz.

Aktualisht janë 254 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 6 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 9 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,118 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (23 Korrik 2021)

Raste të reja ditore 31

Të shëruar në 24 orë 9

Të shtruar në spitale 6

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 2377

Testime totale 871,199

Raste pozitive 132,828

Raste të shëruara 130,118

Raste Aktive 254

Humbje jete 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 99

Vlorë 25

Elbasan 24

Durrës 23

Kukës 21

Lezhë 16

Shkodër 14

Fier 14

Berat 11

Korçë 6

Gjirokastër 1.