TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Është aktivizuar sërish zjarri në pyllin e Gjorgosit. Vetëm tre ditë më parë kjo zonë kodrinore e mbjellë me pisha mori flake duke krijuar vatra te shumta zjarri.
Mësohet se, pas disa orësh flakët u fikën dhe si pasojë e tyre qindra rrënje pisha ishin djegur.
Ndërkohë sot është njoftuar përsëri reparti zjarrfikës i Fierit dhe forca të këtij të fundit janë nisur në vendin e ngjarjes.
Në ndihmë të tyre kanë shkuar edhe zjarrfikës të repartit të Patosit.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.