TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Prefektja e Tiranës, Suzana Jahollari kërkoi ndihmën e ushtrisë për të shuar zjarrin e fuqishëm në fabrikën e riciklimit në Kashar.
Jahollari: Kanë ardhur menjëherë 7 zjarrfikëset e Bashkisë. Është situata nën kontroll, megjithatë tani njoftova Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Do vijnë edhe tre zjarrfikëse të tjera. Do ta mbajmë situatën nën kontroll. Humbje në jetë njerëzish nuk ka dhe kjo është e rëndësishme. Akoma nuk e dimë kush është shkaku por e rëndësishme është që ta lokalizojmë. Mendojmë që tre të forcave të armatosura dhe 7 të bashkisë do ta përballojnë. Po vlerësojmë situatën dhe pastaj do të vendosim për ndërhyrje nga ajri.