BALLKAN, 3 Gusht 2018, 19:27

Zjarri apokaliptik në Athinë, dorëhiqet një ministër i Tsipras

Zjarri apokaliptik në Athinë, dorëhiqet një ministër i

Disa ditë pas zjarrit apokaliptik në periferi të Athinës, ku humbën jetën 91 persona, vjen dorëheqja e parë në kabinetin e kryeministrit Tsipras. Mediat helene raportojnë se zv/ministri për Mbrojtjen e Qytetarëve, Niko Toska ka dhënë dorëheqje. Kryeministri Alexis Tsipras e ka pranuar dorëheqjen dhe e ka firmosur.

Pas këtij vendimi Tsipras falenderoi zv/ministrin Toskas për punën e bërë dhe për bashkëpunimin, ndërsa tashme kompetencat për këtë detyrë i kalojnë ministrit të Brendshëm Panos Skurleti.