BALLKAN, 31 Korrik 2018, 10:12

Caktohet data e referendumit për “Maqedonia e veriut”. Opozita bojkoton, shqiptarët përcaktues

Caktohet data e referendumit për “Maqedonia e veriut”. Opozita

Parlamenti Maqedonas ka përcaktuar datën e mbajtjes së referendumit për ndryshimin e emrit të shtetit përmes një pëeçarjeje të madhe mes shumicës dhe opozitës parlamentare. Me 68 votat e koalicionit qeverisës dhe me bojkotin e opziitës kuvendi maqedon ka vendosur 30 shtatorin si datën kur elektorati do të votojë për Marrëveshjen me Greqinë. Ajo që ka shkaktuar rreagime të forta nga opozita e djathtë ëMRO-DPMNE, ka qenë pyetja kurth që do të shkruhet në fletën e votimit të maqedonasve:  “A jeni për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjes me Greqinë”.

“Pyetja e referendumit, absolutisht se është manipuluese, pasi Ligji për referendumin është shumë i qartë. Pyetja e referendumit duhet të jetë e kuptueshme, e thjeshtë dhe me një kuptim. Këtë që e ka paralajmëruar pushteti ka më shumë kuptime apo tetë deri në nëntë kombinime të mundshme. Dikush mund të jetë për anëtarësimin në NATO, por jo edhe në BE apo e kundërta, apo dikush të jetë për këto dy organizata, por jo edhe për marrëveshjen për ndërrimin e emrit”, ka deklaruar Aleksandar Nikollovski, duke theksuar se qëndrimi i VMRO-së është i qartë, se pyetja e referendumit duhet të jetë ekskluzivisht për çështjen e ndërrimit të emrit të shtetit, që kjo parti e vlerëson si marrëveshje të dëmshme për identitetin, gjuhën, kulturën dhe veçoritë maqedonase.

Përpos anës parimore që lidhet me një pyetje të hartuar enkas në atë mënyrë që “PO” të jetë e sigurtë, opozita e ëMRO ka pas këtij qëndrimi edhe llogari të opastra taktike. Sepse përkrah koalicionit qeverita këtë radhë do të renditet në bllok edhe i gjithë elektorati shqiptar.

Nga njëra anë sepse shqiptarëve të maqedonisë pak u interesojnë shqetësimet e sllavëve për  identitetin, gjuhëndhe kulturën e tyre, madje ata shpesh i kanë parë ato si kërcënim për të drejtat e tyre. Nga ana tjetër popullësia shqiptare e sheh si një garanci për ekzistencën e saj intergrimin euro atlanitik të vendit.

Ky do të jetë edhe faktori vendimtar që do të përcaktojë fatin e referndumit për ndryshimin e emrit të Maqedonisë. Llogaritë janë të bëra.

Prandaj, ryeministri Zoran Zaev i ka bërë thirrje VMRO-DPMNE-së të mbështes referendumin si një proces shumë i rëndësishëm për të ardhmen e vendit.

“Siç e dini ky është një moment historik, jo vetëm për shkak të vendimit të referendumit, por edhe për shkak se përmes këtij vendimi do të përcaktohet e ardhmja e Maqedonisë…Edhe njëherë e shfrytëzoj rastin që opozita të përfshihet në këtë proces dhe të bëj thirrje për dalje në votim, që qytetarët të dalin në numër sa më të madh për të dhënë votën e tyre”, ka deklaruar ai.

Që referendumi të ketë sukses duhet të votojnë mbi 50 për qind e trupit votues që numëron rreth 1 milion e 800 mijë votues dhe nga ta, gjysma të deklarohet pozitivisht.

Pas referendumit, nëse siç parashikohet kalon me sukses, pasojnë ndryshimet kushtetuese me qëllim harmonizimin e dispozitave të saj me Marrëveshjen me Greqinë që parasheh emrin “Maqedonia e Veriut”.