BALLKAN, 29 Korrik 2018, 19:01

Qëllohet me armë në një dasmë, alarmohet Policia

Qëllohet me armë në një dasmë, alarmohet Policia

Të shtunën pas mesdite në fshatin Grejkoc të Suharekës nga oborri i një shtëpie janë dëgjuar krisma armësh.

Pas një hetimi policia ka identifikuar shtëpinë prej nga janë dëgjuar krismat dhe është konstatuar se aty ka pasur një aheng familjarë – dasmë, përcjell Klan Kosova.

“I dyshuari i këtij rasti ishte treguar bashkëpunues dhe e kishte dorëzuar një kallashnikov me 23 fishekë”, thuhet në kumtesën e policisë.

“Me urdhër të prokurorit të shtetit i dyshuari është lënë i lirë ndërsa kallëzimi penal dhe provat materiale do t’i kalojnë prokurorisë për procedura të më tejme”.