BALLKAN, 29 Korrik 2018, 19:04

Nga zjarret në shirat e dendur, përmbytet Athina

Nga zjarret në shirat e dendur, përmbytet Athina

Pas zjarreve që përfshinë një lagje të tërë në Athinë ku humbën jetën dhjetra persona, kryeqyteti helen është përballur tashmë me përmbytje të cilat kanë paralizuar jetën e banorëve.

Nga shirat e dendur, Athina është përmbytur, duke lënë nën ujë, shtëpi, makina, dhe rrugë.

Nga stuhia dhe rreshjet e dendura të shiut ka sjellë edhe problematika për qytetarët të cilët kanë telefonuar 300 herë zjarrfikësit për të marrë ndihmën e nevojshme për t’i nxjerrë nga situata.

Deri më tani nuk është raportuar për viktima apo për të dëmtuar.